Ес селаму алејкум ве рахметуАллах ве Берекетуху и добре дојдовте на www.ahlu-sunnah.org.

За да се окористите од сите функции на форум, ве молиме да се регистрирате или со вашето корисничко име логирате.

Latest topics
» Alisan
Сре 11 Апр 2018, 6:03 pm by Alisan

» Намазот не е исправен (валиден) зад оној кој што ги оправдува..
Саб 18 Јун 2016, 4:40 am by muwehid

» Салават на Пратеникот Мухаммед (а.с.)
Саб 18 Јун 2016, 4:18 am by muwehid

» Менсур ал-Салими- "Спомнувајте Ме а и Јас ќе ве спомнувам (Ел-Бекара, 152)"
Пон 13 Јун 2016, 9:32 pm by Muwehhid

» Кога ќе сватеме???
Нед 12 Јун 2016, 9:34 pm by Muwehhid

» Ја сменија верата, но ја нарекуваат "ислам"
Саб 11 Јун 2016, 8:51 pm by Muwehhid

» Дали е дозволено мевлуд?
Сре 27 Апр 2016, 11:09 am by Abu Al-Amin

» Шејх Сулејман ибн Насир ел-Улван за техакум
Вто 08 Мар 2016, 12:26 am by Haqq

» Бајрам
Нед 06 Мар 2016, 2:36 pm by Haqq

» Реката на трпението и нејзините притоки
Пет 04 Мар 2016, 7:48 pm by hidzab

» Pozdrav
Пон 15 Фед 2016, 11:52 pm by Abu Al-Amin

»  шейха доктора / Тарик гураб: Вопросы и ответы о колдовстве и лечения
Нед 14 Фед 2016, 7:30 pm by nourna

» abdul fetah
Сре 03 Фед 2016, 12:02 am by Abu Al-Amin

» Хадиси на Мухаммед а.с
Сре 06 Јан 2016, 7:16 pm by medi

» Аллах нас ни е потребен
Сре 02 Дек 2015, 7:26 pm by Muwehhid

Кој е он-лајн?
Севкупно има 11 членови он-лајн :: 0 Регистрирани, 0 Скриени и 11 Гости :: 2 Bots

Никој

Најмногу членови кои го посетиле форумот воеднаш се 321 во Нед 09 Апр 2017, 12:13 am
Барај
 
 

Display results as :
 


Rechercher Advanced Search

Top posters
Muaz al Islam (1690)
 
LAUTKA (1011)
 
Muwehhid (937)
 
Келиметул-Хакк (594)
 
Muslima4Islam (589)
 
Abu Al-Amin (479)
 
Al-Ghuraba (360)
 
Monoteizam (343)
 
muharem fazli (323)
 
Haqq (253)
 

Statistics
Постојат b>1266 регистрирани членови
Најновиот регистриран член е Lorensa

Нашите членови се испратиле точно 8261 мислења in 2387 subjects

You are not connected. Please login or register

Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Go down  Порака [Страна 1 of 1]

1 Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 05 Дек 2010, 9:04 pm

Muslima4Islam

avatar
Модераторка
Модераторка
wr wb,

edna Sestra bara Kniga za Namaz na albanski Jazik...
Dali imate nekoj predlog koja e najdobrata...barakAllhu feek.


______________________________________________
Najgolema Sekiracija vo Denot treba da ni bide Ibadetot!!!

2 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 05 Дек 2010, 9:21 pm

ila

avatar
Сестра
Сестра

Ovie knigi ti predlozhvuam, inshallah za vreme na vikendot koga ke odam doma ke vidam knigi i ke gi napisham tuka, zatoa shto momentalno samo na ovie mozham da se setam


''Ejani ne namaz'', te hoxhes, Eroll Nesimit.
" Ilmihali" (ova knigi e za pocetnici)

[You must be registered and logged in to see this link.]

Isto taka i linkot mozhe da se upotrebi


______________________________________________
Muslim by nature ... Proud by choice

3 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 05 Дек 2010, 10:26 pm

Muslima4Islam

avatar
Модераторка
Модераторка


fala Sestro, barakAllahu feek! i mislam deka site knigi se so Dokaz po kuran i sunnah, kako stho zboruvavme neli?
(Zhenata da klanja so Corapi i taka natamo.....???)


______________________________________________
Najgolema Sekiracija vo Denot treba da ni bide Ibadetot!!!

4 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 05 Дек 2010, 10:28 pm

ila

avatar
Сестра
Сестра
pa sega ne mozhe sekoj covek da si napishe kniga, dodeka knigata e vo prodazhba znaci deka e so dokazi..jas ne sum najdola nekoja kniga kade pishuva za Corapite, ako znaesh ti nekoja dobro, da mi kazhesh i mene da ja citam..


______________________________________________
Muslim by nature ... Proud by choice

5 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 05 Дек 2010, 10:39 pm

Muslima4Islam

avatar
Модераторка
Модераторка


za Corapite posebno ne mozheme da najdeme mislam nekoja Kniga..stho sakam da recam, da ne bide Knigata, samo po hanifitski fikh


______________________________________________
Najgolema Sekiracija vo Denot treba da ni bide Ibadetot!!!

6 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 03 Jул 2011, 3:11 pm

ila

avatar
Сестра
Сестра
[You must be registered and logged in to see this link.]


______________________________________________
Muslim by nature ... Proud by choice

7 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 03 Jул 2011, 9:09 pm

Monoteizam

avatar
Редовен член
Редовен член
Ес селаму алејкум ве рахметуллах ве берекатух.

Еве еден линк на албански од мувехиди па погледнете можеби нешто ќе најдете:

[You must be registered and logged in to see this link.]

се надевам дека ќе ви биде од корист.

вес селаму алејкум

8 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 03 Jул 2011, 11:24 pm

Muslima4Islam

avatar
Модераторка
Модераторка


barakaAllahu feek. fala mnogu. innshaAllah da bide od korist.


______________________________________________
Najgolema Sekiracija vo Denot treba da ni bide Ibadetot!!!

9 Namazi e gruas ne Islam on Нед 14 Aвг 2011, 12:12 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Selam alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu
Falenderimi i takon vetëm All-llahut, I Cili na e mundësoi udhëzimin dhe pasimin e të Dërguarit Muhammed sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam...
Falenderimi i qoftë Atij Subhanehu ve teAla që këtij ummeti i dha pasues të fuqishëm të sunnetit dhe mbrojtës të tij sic janë Ehlul Hadithi,për të na e bërë të qartë pasimin e saktë dhe autentik të të Dërguarit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Kërkoj ndjesë për këtë ndërhyrje nga vëllau i nderuar Eroll Nesimi si dhe nga moderatorët.

Nuk e di se sa ja vlenë që të ju përgjigjem ju xSamirx meqë se keni kërkuar largimin tuaj nga ky forum, por megjithatë shpresoj dhe njëkohësisht lus All-llahun që të lexosh këtë postim, të cilin ia dedikojmë atyre të cilët nuk kanë njohuri për pasimin e medhhebeve të imamëve të nderuar: Ebu Hanife, Shafii, Hanbeli, Maliki (rahimheumull-llah) All-llahu i mëshiroftë.

Shpresoj se do të kuptosh të vërtetën dhe do të kërkosh ndjesë, për këtë që ke shkruar- nëse je nga pasuesit e vërtetë të Ebu Hanifes.
Lexo këtë që vijon,që të kuptosh se si dëshiron të pasohet imami jonë Ebu Hanife (rahimehullah), apo ndonjë nga imamët tjerë.

Thëniet e imamëve në lidhje me pasimin e sunnetit dhe me mospërfilljen e pikëpamjve të tyre që kundërshtojnë atë
Do të ishte e dobishme t’i japim disa thënje këtu,se ndoshta kjo do t’i rikujtojë dhe do t’i këshillojë ata qëpasojnë mendimin e imamëve mandje të atyre që janë në shkallen më të ulët se imamët verbërisht,duke ngulmuar në medhhebin ose pikëpamjet e tyre,sikur këto të kishin zbritur nga qielli!
Por All-llah,i Gjithëfuqishmi dhe i Lartësuar thotë:
"Përcillni (o njerëz) shpalljen e të dërguar nga Zoti juaj dhe mos merrni dike tjetër mbrojtës dhe shokë pas Atij.Por pak ka prej jush që rikujtojnë keshillën."

1) Ebu Hanifja, rahimehull-llah,
I pari prej tyre është Imami Ebu Hanifja En-Nu,man ibën Thabiti, rahimehull-llah, shokët e të cilit kanë
Përcjellur nga ai thënije të ndryshme dhe shprehje të shumta,të gjitha këto shpënë në një gjë,e kjo është:
Domosdoshmëria për të pranuar Hadithin dhe për të hequr dorë nga ndjekja e mendimit të imamëve që e kundershojnë atë:

1.’’Nëse vërtetohet se një hadith është sahi, atëherë ai është medhhebi im.’’
2.’’Nuk i lejohet askujt që t,i pranojë pikëpamjet tona,nëse nuk e di se ku i kemi marrë ato.Në një transmetim,është e ndaluar për dikë,që nuk enjeh argumentin tim,të sjellë gjykime duke u bazuar në fjalët e mia.’’
Një transmetim tjetër shton,sepse ne jemi njerëz:e thejmi një gjë një ditë dhe tërhiqemi atë ditën tjetër. E në një an tjetër, Mjer për ty ,o Jakub! Mos shkruaj qdo gjë që dëgjon prej meje,se ndodh që ta mbaj një mendim sot,dhe ta hedh poshtë të nesërmen,ose ta mbaj një mendim nesër e ta hedh poshtë pasnesër. Kur them diq që kundërshon librin e All-llahut të Lartësuar ose atë që është transmetuar nga i Dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, atëherë mos e përfillni fjalen time.

2) Malik ibën Enesi, rahimehull-llah
Sa i përket Imamit Malik ibën Enesi,ai ka thënë:

1.’’Vërtet,unë jam vetëm një i vdekshëm: bëj gabime (nganjëher) dhe kam të drejtë (nganjëher).
Prandaj vështroni mendimet e mija: gjithë atë që pajtohet me Librin dhe Sunetin pranojeni, dhe gjithë atë që nuk pajtohet me Librin dhe Sunetin mos e përfillni.’’
2.’’Secilit pas të Dërguarit, sal-lall-llahu ve sel-lam,do t’i refuzohen dhe t’i pranohen thënijet e tij- jo edhe të të Dërguarit,
sal-lall-llahu ve sel-lem.’’
3.Ibën Vehbija ka thën: Kam dëgjuar kur Maliku është pyetur për pastrimin midis gishtërinjve të këmbëve gjatë abdestit.
Ai tha: Njerëzit nuk janë të detyruar ta bëjnë këtë.Nuk iu afrova derisa tema u pakësue, e atëher i thashë: Ne dijmë një sunnet në lidhje me këtë. Ai tha: E qfarë është as?.
Unë i thashë: Na kanë rrëfyer Lejth ibën Sa’di,Ibën Lehi’a dhe Amër ibën el-Harithi nga Jezid ibën Amër El-Me’afiriu,eky nga Abdurr-Rrahnan Al-hubuliu, ky nga El-Mustevrid ibën Shaddad Al-Karashiu,i cili ka thënë:
Kam parë të Dërguarin e All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,duke fërkuar me gishtin e tij të vogël mes gishtërinjve të këmbëve të tij.Ai tha: Ky hadith është i mirë; Nuk kam dëgjuar për të fare deri me tash.
Pas kësaj,e degjova duke u pyetur për të njëjtën gjë,e ai urdhëronte fërkimin mes gishtërinjve të këmbëve.

3)Shafiju,rahimehull-llah,

Sa i përket imam Shafiut,citimet nga ai janë më të shumta dhe më të bukurat ndërsa pasuesit e tij qenë më të mirët në ndjekjen e tyre:

1.’’Sunnetet e të Dërguarit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam, sikurse që mbërrijnë,ashtu edhe i ikin secilit prej nesh. Prandaj,sa herë që e them një mendim ose formuloj ndonjë parim, në kundërshtim me atë që ekziston nga i dërguari, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,ateherë pikëpamja e saktë është ajo qka i Dërguari,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,ka thënë,dhe ajo është pikëpamje imja.’’
2.’’Muslimanët janë pajtuar njërzitë që nëse një sunnet i të Dërguarit të All-llahut sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i është qartësuar dikujt,nuk është e lejuar për të që ta lë atë për fjalët e ndokujt tjetër.
3.’’Nëse gjeni në shkrimet e mia diqka në kundërshtim me Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lam,
atëherë flitni duke u bazuar në Sunnetin e të Dërguarit të All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem,dhe lini atë që unë kam thënë.
Në një transmetim thuhet: atëherë pasojeni atë (sunnetin) dhe mos shikoni në thënjet e askujt.
4.’’Nëse vërtetohet se një hadith është sahih,atëherë ai është medh-hebi im.
5.’’Ju keni më shumë se unë njohuri për Hadithin dhe transmetusit,
prandja kur një hadith është sahih,më informoni për të,qoftë ai nga Kufa,Basra a Siria,që kështu ta marrë atë pikëpamje të hadithit,përderisa ai është i vërtetë.’’
6.’’Në cdo cështje , per të cilën Njerzit e Hadithit gjejnë një transemetim nga i Dërguari i All-llahu,sal-lallahu alejhi ve selam,të jetë sahih,i cili është në kundërshtim me atë që unë kam thënë,atëherë unë tërhiqem nga mendimi im,qoft gjatë jetës
sime,qoftë pas vdekjes.’
7.’’Nëse më shihin duke thënë dicka dhe në kundërshtim me të është transmetim autentik nga i Dërguari,sal-lallahu alejhi ve selam, atëher ta dini se më ka lënë mendja.’
8.’’Për cdo gjë që them,nëse ekziston dicka autentike nga i Dërguari,sal-llahu alejhi ve selam,e kundër me fjalët e mia,atëher hadithi i të Dërguarit,sal-llahu alejhi ve selam,vjen ne rend të parë,prandaj mos e pasoni mendimin tim.’’
9.’’Cdo hadith nga i Dërguari,sal-llahu alejhi ve selam ,është gjithashtu pikëpamje imja,edhe nëse ju nuk e dëgjoni atë nga unë.’’

4) Ahmed ibën Hanbeli,rahimehull-llah
Sa u përket Imam Ahmedit,ai ka qenë më i shquari në mesin e imamëve në përmbledhjen e Sunnetit,duke iu përmbajtur atij aq shumë,saqë‚ai madje nuk pëlqente të shkruahe libri që do të përmbante deduksione dhe mendime ,’’Për këtë shkak ai ka thënë:

1.’’Mos e pasoni mendimin tim,as atë të malikut,as të Shafiut,as të Evzaiut,e as të Thevriut,por merrni nga kanë marrë ata.’’
Në një transmetim:Mos kopjo Dinin tënd nga asnjëri prej këtyre,por cdo gjë që vjen nga i Dërgauri,sal-llah alejhi ve selam,dhe Shoket etij merreni atë,pastaj nga trashigmatert e tyre,ku njeriu të mund të zgjedhë.’’Njëherë ai ka thënë:’’Ndjekja nën kupton që njeriu të pasojë atë që ka ardhur nga i Dërguari,sal-lall-llahu alejhi ve selam,dhe Shokët e tij,pas trashëgimtarëve ai ka zgjedhje.’’
2.’’Mendimi i Evvzaiu,mendimi i Malikut,mendimi i Ebu hanifes:të gjitha këto janë të baraslershem në sytë e mi.Megjithatë, argumenti është në transmentime (nga i Derguari .sal-lall-llahu alejhi ve selam, dhe Shokët e tij).’’
3.’’Kushdo që refuzon një hadith të të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,ai eshtë buzë shkatrrimit.’’
Këto janë thënjet e imamëve All-llahu ,subhanehu we te ala,qoftë i kënaqur prej tyyre që urdhërojnë të kapemi per hadithidhe na ndalojna nga imitimi i tyre pa argumenet,edhe janë aq të qarta saqëskanë nevojë për polemika dhe komenitime të ndryshem.Andaj,ai që kapet për cdo sunnet,ndesh me meshhebin e tyre,aska dalur nga metoda e tyre,por është pasues tyre,i kapur për litarin më të fortë,i cili kurrë nuk këputet.Kurse nuk është kështu situata më atë që e len pas shpinde veprimin me sunnet,vetëm e vetëm pse vjen ndesh me thënjet e tyre,ky me këtë gjest tregon mosrespekt ndaj tyre dhe kundërshton thënjet e tyre që i permendëm pak më parë,kures All-llahu,subhanehu ve teala,thotë:
"Nuk janë besimtarë të vërtetë,përderisa të bëjnë gjykatës në të gjitha mospajtimet e tyredhe os lënë anjë kundërshtim në zemrat e tyre ndja vendimeve tua,pos duke i pranuar ato me bindje të polotë.’"
Ai po ashtu thotë:
"Le të ruhen ata të cilët kundërshtojnë urdhërat e të Dërguarit,se mos u vjen ndonë telashe ose ndonjë dënim i hidhur mbi ta."

Hafidh Ibën Rexhem el-Hanbeli,rahimehull-llah,thëtë:
Prandaj,është obligim për cdokë që dëgjon për ndonjë urdhër të të Dërguarit të All-llahut,sal-lallahu aljehi ve selam,ose e di atë,
t’ai shpjegojë atë ummetit,t’i këshilloj sinqerisht dhe t’i udhëzoj ata në zbatimin e urdhërit të ti,edhe nëse e kundërshon mendimin e ndokujt zulmëmadh.Ngase autoriteti i Dërguarit të All-llahu,sal-lall-llahu aljhi ve selam,më së shumti ka të drejtë të respektohet dhe të pasohet,se sa mësimi i kujdo tjetër zulmëmad që ka kundërshtuar pa dije urdhrin e të Dërguarit në cfarëdo cështje.
Për këtë shkak shokët e tij (sahabët)dhe ata pas tyre përgënjeshtronin cdokë që e kundërshtonte sunnetin autentik,duke qenë nganjëherë shumë te ashpër në përgënjeshtrimin e tyre,jo nga urrejtja ndaj atij personi,edhe se e donin dhe e respektonin,por ngase i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,ishin më i dashur për ta dhe urdhëri i tij ishte më superior se urdhëri i cdo krijese tjetër.Prandaj kur urdhëri i të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,ndeshej me urdhërain e tjetërkujt,urdhëri i të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,ishte më i përshtatshmi
për t’u pasuar dhe për t’uzbatuar.Asgjë nga kjo nuk i ndalonte ata që ta madhëronin personin që kishin kundërshtuar,sepse e dinin se atij do t’i falej,në fakt,më vonë këtij të fundit nuk do t’i pengonte që udhëzimet e tij të kundërshtoheshin ,kur tregohej qartë se urdhëri i të Dërguarit të All-llahu,sal-lall-llah alejhi ve selam,ishte i kundërt.

Vërtët,si do t’u pengonte atyre kjo,kur ata i patën urdhëruar pasuesit e tyre në një gjë te tillë,sic kemi parë ,dhe u patën porositur që ta braktisin cdo pikpamje të tyre që e kundërshton sunnetin.Në fakt imam Shafiu,rahimehull-llah,u ka thënë shokëve të vet që t’ia atribojnë ati sunnnetinautentik,edeh nëse nuk e ka përvetësura ,ose ka përvetësuar dicka në kundërshtim me të .Për këtë shkak,kur analisti Ibën Dakik Al-Eidi,rahimehull-llah,
përmbledhi në një vëllim të madh cështjet në të cilat njëri ose q¨të katër medhhebet e Imamëve kanë kundërshtuar hadithin autentik,
ai në fillimin e tij shkroi:Është e ndaluar që këtp përgjigje t’u veshen Imamëve Muxhtehidë dhe është obligim i juristëve,të cilët pasojn mendimet e tyre,t’i dinë këto,ashtu që të mos i citojnë lidhur me këto dhe kështu të gënjejnë për ta.

Braktisja e pikëpamjeve të imamëve nga ana e pasuesve të tyre,nëse ato janë në kundërshtim me Sunnetin.

Për shkak të gjithë asaj që përmendëm,pasuesit e Imamëve.

"Shumë nga të mëhershmit dhe pak nga të mëvonshmit'',nuk i kanë pranuar të gjitha pikëpamjet e Imamëve të tyre, në të vërtetë,ata i kanë shpërfillur shumë prej tyre,kur panë se janë qartazi në kundërshtim me sunnetin.Bile edhe dy imamët,Muhammed ibën El-Hasani
dhe Ebu Jusufi (rahimeumall-llah) u dalluan në mendime nga shejhu i tyre Ebu Hanifja ''përafërsisht, në një të tretën e medhhebit'', sic dëshmojnë librat që flasin mbi dispozitat e fikut.
Kështu thuhet edhe për Imam El-Mueniun dhe pasuesit e tjerë të Shafiut dhe të imamëve të tjerë,sikur të fillonim të jepnim shebuj,
diskutimi do të bëhej teper i gjatë dhe do të largoheshim nga ajo që kemi synuar të bëjmë në këtë hyrje,andaj ne do ta kufizojm veten në dy shembuj.

1) Imam Muhammedi thotë në Muvetta-në e tij'' Sa i përket Ebu Hanifes,ai nuk ishte i mendimit se ka namaz për shi,por ne mendojmë
që imami duhet t'i falë dy rekate dhe pastaj të bëjë dua dhe ta veshë teshën mbështjellëse të tij nga e kundëra...''
2) Kemi Isam ibën Jusuf el-Balhiun,njërin nga shokët e Imam Muhammedit dhe shoqëruesin e imam Ebu Jusufit,i cili''jepte gjykime
në kundërshtim me imamin Ebu Hanife,sepse nuk i dinte argumenetet e tij,ndëra argumenetet e tjera do të parashtroheshin para tij,dhe kështu do të binte vendime duke përdorur këtë. Prandaj,''
Ai i ngrinte duart në ruku dhe në ngritejen prej saj'',sic është sunneti mutevatir i të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,
fakti që tre imamët e tij(d.m.th.Ebu Hanifja,Ebu Jusufi dhe Muhammedi)thoshin ndryshe,nuk e pengoi që të praktikoj këtë sunnet.Koj është qasja të cilën cdo musliman duhet ta zbatojë, sic tashë kemi parë nga dëshmitë e katër Imamëve dhe të të tjerëve.

Si rezyme mund të themi,sinqerishtë shpresoj se asnjë pasues i ndonjë Imami nuk do të ngutet që të dënoj parimet e këtij libiri,
dhe kështu të mos përfitojë nga sunnetet e të Dërguarit,sal-lall-llah alejhi we selam,të përfshira në të,me argumentin se janë në kundërshtim me medhhebin e vet.

Shpresoj se një person i tillë në vend të kësaj do ta konsiderojë atë cka kemi treguar nga nxitjet e Imamëve për obligushmërinë e pasimit të sunnetit dhe të shpërfilljes së thënieve që kundërshtojnë atë.Po ashtu,shpresoj se do të kuptojë, që nëse dënon qëndrimin e këtij libri do të dënojë cilindo Imam që pason,
ngase ne i kemi marrë këto parime nga Imamë,sic edhe kemi shpjeguar.Prandaj cdo kush që refuzon të udhëzohet nga parim në këtë rrugë është në rrezik të madh,sepse një refuzim i tillë kërkon braktisjen e sunnetit,të cilit jemi të urdhërar t'i referohemi,në rast të dallimeve nëmendime,dhe në të cilin jemi urdhëruar të mbështemi.

''Nuk janë besimtarë të vërtetë,përderisa të të bëjën gjykatës në të gjitha mospajtimet e tyre dhe të mos lënë asnjë kundërshtim në zemrat e tyre ndaj vendimeve tua,por duke i pranuar ato me bindje të lotë.''(En-Nisa:65)

Lus All-llahun që të na futë në mesin e atyre për të cilët thotë.
''Përgjigja e besimtarëve,kur thirren te All-llahu dhe te i Dërguari i Tij me qëllim që ai të gjykojë mes tyre,nuk është tjetër pos kësaj".Ata thanë:''Kemi dëgjjuar dhe nënshtrohemi'',
këta janë ata që do të arrijnë sukses.Janë ata që iu nënshtruan All-llahut dhe të Dërgarit të tij dhe i frikësohen All-llahut dhe mbajnë besën e dhënë atij.Ata të cilët do të trimfojnë.''

Përgjigje mëdyshjve
Hyrja që paraprin është shkurar dhjetë vitë parë, gjatë së cilës kohë na është bërë e qartë se fjala jonë efekt pozitiv në rininë muslimane në udhzimin e tyre drejt obligushmëris për t'iu kthyre burimeve të pastra islame.Kur'anit dhe sunnetit,në cështjet e Dinit dhe të adhurimit të tyre.Në mesin e tyre ka pasur rritej në radhët e tyre që praktikojnë Sunnetin dhe janë të devotshëm ndaj tij,Lavdia i qoftë All-llahut saqë u bënë të njohur me këtë.
Megjithatë,ende gjej në mesin e tyre kryefortë që nuk praktikojnë Sunnetin,jo për shkak të dyshimit ndaj obligueshmëris së tij,pas leximit të ajetëve Kur'anore dhe transmetimeve të Imamëve në lidhje
me kthimin në Sunnet,por për shkak të disa kundërshtimve dhe keqkuptimve që i kanë dëgjuar nga dijetaret mukal-lidë. Prandaj,vendosa t'i përmend këto nocione dhe t'i demantoj ata, se ndoshta kjo do të inkurajonte më shumë njerëz të praktikojn Sunnetin,dhe kështu të jenë në mesin e grupit të shpëtuar,me Dëshirën e All-llahut.

Dilema e parë Disa prej tyre thonë:'Nuk ka dyshim se është e obligueshme t'i kthehemi udhëzimit të të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,në cështjet e dinit tonë,posaqërisht në veprat që janë thjeshtë adhurim, sic është namazi,aty ju nuk ka vend divergjenca ose ixhtihad,për shkak të natyrës së pandryshueshme të tyre. Megjithatë,shumë pak nga dijetarët mukal-lidë e urdhërojnë në këtë gjë,në të vërtetë ,ne i shohimata duke i përkrahur dallimet
në mendime,duke i trajtuar ato si fleksibilitet për ummetin.
Dëshima e tyre për këtë është hadithi të cilin vazhimisht e përsërisin në raste të tilla,kur zihen me përkrahësit e Sunnetit:
''Dallimet në mendime(ihtilafi) në ummetin tim janë mëshirë (rahmet)''.Neve na duket se ky hadith kunërshton parimet në të cilat ju thërritin dhe në bazaë të të cilave keni përpiluar këtë libër e tjerë.pra cka thoni për këtë hadith?''

Përgjigje:Përgjigja është prej dy këndvështrimëve:

A)Së pari:Ky hadith nuk është autentik,në të vërtetë,ështëirremë dhe i pabazë.Dijetari i madh sabkiu thëtë:''Nuk kam hasur në ndonjë zinxhir autentik,të dobët ose të shpikur të transmetimit për të,d.m.th. nuk egziston ndonjë zinxhir i transmetueesve për këtë hadith!
Është transmetuar po ashtu me fjalët''..Dallimi në mendime në mesin e shokëve të mi është mëshire per ju'' dhe ''shokët e mi janë sikurse yjet,kështuqë cilindo që ta pasoni do të jeni të udhëzuar ''.Të dyja këto transmetime nuk janë autentike:
transmetimi i parë është shumë i dobët,kurse i dyti është e shpifur.

B) Së dyti:ky hadith kundërshton Kur'anin Famëlartë,sepse ajetet që ndalojnë ndasinë në Din dhe urdhërojnë unitetin janë shumë mirë të njohura që të rikujtojen.Megjithatë, s'do të dëmtonte dhënia e disa prej tyre nëpërmjet shembullit:All-llahu thotë:
''Por ata nuk do të ndalen së ndari,përvec atyre mbi të cilët Zoti yt zbres mëshirën e Vet''.
Prandaj,në qoftë së ata mbi të cilët Zoti ka mëshirë nuk përcahen,
ndërsa njerëzit gënjeshtarë përcahen (kundërshtohen),si mund të jetë kjo percarje mëshirë?!
Pra.është konstatuar ky hadith s'është auntentik,as në zinxhirin e transmetimit,as në kuptimin e tij,prandaj,është e qartë dhe evidente se n uk mund të përdoret si arsyetim për të refuzuar veprimin sipas librit dhe Sunnetit,cka përndryshe edhe imamët tanë na kanë urdhëruar.

Dilema e dyte:Të tjerët thonë:''Nëse dallimet në Din nuk lejohen,
cka thoni për dallimiet ndërmjet sahabëve dhe nërmjet imaëve pas tyre?a ka ndonjëdiferencë ndërmjet dallimeve të tyre dhe të atyre të gjeneratave te mëvonshme?''

Pergjegje:Po,ekziston një diferencë e madhe ndërmjet këtyre dallimeve,qëshfaqet në dy mënyra:së pari, në shkak,së dyti,në pasojë.

Sa i përket dallimeve ndërmjet sahabëve,ky ka qenë dallim i pashmangshëm,dallim i natyrës së të kuptuarit të tyre:ata nuk dalluan me vetëdashje:Faktorë të tjerë të kohës së tyre i kontribuan kësaj,duke kushtëzuar dallimin e mendimit.por këto dallime u zhdukën pas epokës së tyre.ky lloj i dallimit është e pamundur të shmanget plotsisht dhe njerëzit e këtillë nuk mund të fajësohen,duke marrë parasysh ajetet e përmenduar më lart,për shkak të mungesës së kushteve përkatës,d.m.th.dallimet e qëllimta dhe këmbëgulja në to.Mirëpo, sa u përket dallimeve që ekzistojnë sot ndërmjet mukal-lidëve, nuk ka arsye bindëse për to.kur njërit prej tyre i tregohet dëshmia nga Kur'anin dhe Sunneti,që përkrah medhhebin tjetër e jo të tij,ai lë anash këtë dëshmi pa kurrfarë aryse,përpos asaj se kundërshton medhhebin e tij.Sikur të ishte medhhebi i tij baza ose Dini të cilin Muhammedi,sal-lall-llah alejhi ve selam,e solli, derisa medhhebet e tjera janë''dine'' të ndara të cilat janë derguar!
Të tjerët marrin ekstremin e kundërt,duke i trajtuar medhhebet me të gjithë dallimet e tyre si kode paralele të Ligjit, sic shpjegojnë disa pasues të mëvonshëm të tyre:s'ka gjë nëse muslimani merr prej tyre cka do dhe lë atë që do,sepse të gjitha ato janë kode të vleshme të Ligjit!
Të dyja këto kategori të njerëzve arsyetojnë qëndirmin e tyre të ndarë, me këtë hadith të rremë:''
Dallimi në ummetin tim është mëshirë''shumë prej tyre i dëgjojmë duke e përdorur këtë si dëshmi!
Disa japin arysen pas këtij hadithi dhe qëllimin e tij,duke thënë se kjo siguron fleksilitetein për ummetin!

Përkundër faktit se kjo aryse është në kundërshtim të imamëve,
ekzistojnë gjithashtu tekste nga disa imamë për ta hedhur poshtë atë.
Ibën El-Kasim thotë:'' kam dëgjuar Malikun dhe Lajthin duke thënë për dallimin mes shokëve të të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam:''Nuk është sic thonë njerëzit:''ka fleksibilitet në të'',jo,
nuk është ashtu,por është cështje e disave që kanë gabuar dhe e disave që kanë pasur të drejtë.
Eshebi ka thënë:''Maliku është pytur për personin i cili ka pranuar
një hadith të transmetuar nga njerëz të sigurt nga autoriteti i shokëve të të Dërguarit të All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam:''A e sheh ndonjë fleksibilitet atx (të veprosh ose të mos veprosh)?'' Ai tha:''Jo,pasha All-llahun,derisa nuk e qëllon mendimin e saktë.Evërteta mund të jetë vetmë një.Dy pikëpamjet të kundërta,si mund të janë të dyja të vërteta?!E vërteta dhe dreja janë një.''

Skoku i Imam Shafiut,imam Muzeni ka thënë:''Shokët e të Dërguarit të All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,me të vërtetë dallonin
dhe disa prej tyre korrigjonin të tjertët.Disa prej tyre shqyrtonin
me hollësi pikëpamjet e të tjerëve dhe i kritkonin ata.Sikur të kishin qenë të gjitha pikëpamjet e tyre të sakta,nuk do të kishin veperuar kësisoj.
Umer ibën El-Hattabi u hidhërua për mosmarrëvëveshjen ndërmjet Ubejj ibën kaibit dhe Ibën Mesudit rreth faljes nëvetëm një petk.
Ubejji tha:
''Falja më një teshë është mirë dhe në rregull''.
Ibën mesudi tha:
'Kjo është nëse ndonjëri nuk ka më shumë rroba''.
Atëherë,Umeri u hidhërua duke thënë:
''Dy burra nga mesi i shokëve të të Dërguarit të All-llahu,sal-llahu aljehi ve selam,të cilët janë të respektuar dhe të ditur,
grinden.Ubejji e ka thënë të vërtetën dhe s'ka carë kokën fare për mes'undin.
Por,nëse dëgjoj ndokën duke polimizuar për këtë pas kësaj,unë do t'i bëj kështu e kështu''.
Imam Muzeni poashtu ka thën:''Ka të atillë që lejojnë dallimet dhe mendojnë se nëse dy dijetarë bëjnë ixhtihad për një porblem dhe njëri thotë ''Hallall'' e tjetri thotë ''Haram'',atëherë që të dy kanë arritur te e vërteta me ixhtihadin e tyre! Mund t'i thuhej një personi të tillë:''
A është e bazuar kjo pikpamje joteja në argumeente,apo në kijas(analogji)?''Nëse thotë:
''Në argumente'',mund t'i thuhet:''
Cfarë argumenti mund të jetë ky kur Kur'ani kundërshton dallimin?''
dhe nëse thotë:
''Në analogji'',mund t'i thuhet:''Si është emundur që burimet ta kundërshtojnë dallimin,ndërsa ty të të lejohet të arsytosh me analogji se dallimet lejohen??!!
Kjo është e papranushem për këdo inteligjent,e mos të flasim për njeriun e ditur.''

Nëse thuhet më tutje:''Cka keni cituar nga Imam Maliku se e vërteta
është një,e jo më shumë,është në kundërshtim me atë që është gjetur në'' Al-mad'hal Al-Fikhi'' nga Shejh Zerka (1/87):''
Halifët Ebu Xhafer El-Mensuari dhe më vonë Er-Reshidi propozuan ta zgjedhin medhhebin dhe librin e Imam Malikut'' El-Muvetta'' kod juridik për dinastinë Abasite,mirepo Maliku ua ndaloi këtë,duke u thënë: ''Vërtet,shokët e të Dërguarit të All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,dallohshin në cështje jofundamentale dhe ishin të shpërndarë në qytete të ndryshme,mirëpo secili prej tyre kishte të drjetë.''

Unë them:Ky tregim me Imam Malikun,rahimehull-llah,është mirë e njohur,por thënia e tij në fund:''mirëpo ,secili prej tyre kishte të drejtë'' është ajo për të cilën nuk gjej kurrfarë baze në asnjë prej transmetimeve as burimeve të cilat i kam hasur pash All-llahun,përvecse në një transmetim të përbledhur nga Ebu Nuaimi në ''Halijetul-Evlija''(6/332),por me një zinxhir transmetusish që përfshin ''El-Mikdam ibën Davudin'',i ciliradhitet në mesin e transmetusve të dobët nga Dhahabi në ''Ed-Du'afa'',jo vetëm kjo ,por edhe teksti i tij është....''mirëpo secili prej tyre kishte të drejtë sipas mendimit të vet.''Prandja,fraza,në vërtetë si mund të jetë ndryshe,kur kjo kundërshtonatë cka është transmetuar nga autoritete e sigurta të Imam Malikut,se e vërteta është vetëm një e jo më shumë,sic kemi përmendur,dhe në këtë janë pajtuar të gjithë imamët e sahabëve dhe tabiinët,si dhe katër Imamët Muxhtehidë dhe të tjerët.
Ibën Abdul-Berri thotë:''Nëse të dyja pikëpamjet kundërshtuse do të kishin qenë të drejta,selefi nuk do ta kishte korrigjuar ixhtihadin e njëri -tjetrit,gjykimet dhe vendimet.
Rezonimi i thjshtë mohon që dicka dhe e kundëra e saj të janë të vërteta,sic thotë një fjalë e mirë:
Të dëshmosh dy gjëra të kundërta njëkosoisht¨,është absurditet më i shëmtuar.

Nëse thuhet më tutje:''Duke qenë se ky transmetim nga Imam Maliku është i rremë,pse ai nuk lejoi''El-Mendsurin'' t'i bashkojë njerëzit në librin e etij El-Muvetta,në vend se t'i nënshtrohej dëshires se Halifit?

Unë them:Përgjigja më e mirë që kam gjetur për këtë është ajo që Hafidh Ibën kethiri ka përmendur në ''Sherh Ihtisar Ulum El-Hadith-in''etj,që Imam Maliku ka thënë:''Vërtet,njerëzit kanë hasur dhe kanë mësuar gjëra me të cilat ne nuk jemi njoftuar.'' Kjo ka qenë ekslenca e urtësisë dhe paanësisë së tij,sic thotë Ibën Kethiri,rahimehull-llah.

Pra,është dëshmuar se të gjithë dallimet janë të këqija,e jo mëshirë.Derisa një lloj i dallimit është i qortueshëm,sic është ai i pasuesve ekstrem të medhhebeve,kurse lloji tjetër nuk dahet qortuar,sic është dallimi i sahabëve dhe i imamëve të cilët i trashëguan ata All-llahu na dhashtë mundësi të ringjallemi në mesin e tyre dhe të pasojmë rrugën e tyre.

Prandaj,është e qartë se dallimi i sahabëve nuk është i njëjtë me të mukal-lidëve.Shkurtimisht:Sahabët dallonin vetëm kur ka qenë e pashmangshme, por ata i urrenin polimikat dhe i evitonin sa herë që ishte e mundur, ndërsa sa u përket mukal-lidëve,edhe pse në të shumtën e rasteve është e mundur të evitohen kundërshtimet, ata nuk pajtohen e as që përpiqen drejt unitetit,në të vërtet,ata përkrahin dallimet.
Ndërmjet këtyre dy lloje njerëzish në dallime e tyre në mendime është një hendek i madh.Kjo ishte nga kundvështrimi i shkakut.
Dallimi në efekt është më i dukshëm,Sahabët (radijall-llahu anhum) përkundër dallimeve të tyre mirë të njohur në cështjet joparimore,
kanë qenë jashtzakonisht të kujdesshëm në ruajtjen e unitetit e jashtëm,duke qëndruar larg cdo gjëje që do t'i percante dhe do t'i ndante radhët e tyre.Për shembull,ka pasur në mesin e tyre të atillë që lejonin të thuhet bismil-lah(besmelja) zëshëm (në namaz),
dhe të atillë që nuk lejonin.Ka pasur të atillë që konsideronin se ngritja e duarve (gjatë namazit) është e pëlqyre dhe e atillë që nuk mendonin kështu.Ka pasur të atillë që që konsideronin se prekja
e gruas e prish abdesin,dhe të atillë që nuk mendonin kështu,por përkundër kësaj,ata të gjithë faleshin së bashku pas një imami dhe askush prej tyre nuk përcmonte faljen pas imami për shkak të dallimit në mendime.

Sa u përket mukal-lidëve,dallimi i tyre është plotësisht i kundërt,
sepse ka shkaktuar që muslimanët të ndahen në shtyllen madhështore të besimit pas dy deshmimeve të besimit,e që sështë asgjë tjetër pos salati (namazi).Ata refuzojnë të falen së bashku pas një imami,
duke pohuar se falja e imamit është e pavlerë,ose së paku e urryer për dikë të medhhebit tjetër.Në këtë e kemi dëgjuar dhe e kemi parë,ashtu sic kanë parë të tjerët pos nesh,si mund të mos jetë kur sot disa libra të famshëm të medhhebeve përmbajnë raste të tilla të zhvlerësimit dhe të të urryerit.Rezultati i kësaj ka qenë ajo,që mund të gjesh katë mihrabe(të namazit pas imamit që i përket
medhhebit tjetër)në disa xhami të mëdha,në të cilat katë imamë në mënyrë të njëpasnjëshme udhëheqin namazin,dhe gjen njerëz duke pritur për imamin e tyre,derisa një imam tashë është duke qëndrruar në namaz!

Bile,te disa mukal-lidë,dallimi ndërmjet medhhebeve ka arritur gjendje më të keqe se kjo ,sic është ndalim i martesave mes hanefive dhe shafive.
Një dijetar hanefi ,më vonë i njohur si''Mufti Eth Thekalejn''( Mufti i njerëzve dhe i xhinve)dha një fetva duke lejuar martesën e hanefiut me një grua shafite,spse pozita e saj është si ajo e ithtarëve të Librit!Kjo nënkupton rasti i anasjelltë nuk lejohet.
d.m.th.një femër hanefi s'mund të martohet me një cifut ose të krishter?!

Këta dy shembuj ,prej shumë të tillëve,mjaftonë që t'i ilustrojnë cdo të mencuri efektet e këqija të dallimeve të gjeneratve të mëvonshme dhe të insistimit të tyre në të,përkundër dallimeve të gjeneratave të hershme(Selefi),që nuk kanë pasur ndonjë efekt të kundërt në ummet.Për shkak të kësaj,këta të fundit përgënjeshtorohen nga ajetet të cilat ndalojnë ndasin në Din,gjë që nuk vlen për gjenerata e mëpastajshme.All-llahu na udhzoftë të gjithëve në rrugen të drejtë.

Sa do të kishim dëshiruar që dëmi i shkaktuar nga një dallim i tillë të kufizohej vetëm në mesin e tyre,e të mos zgjerohej deri te njerëzit tjerë të cilëve u bëhet da'vet,sepse kjo atëherë nuk do të ishte aq keq ,por është aq mjeruese kur ata lejojnë që kjo të arrijë deri te jobesimtarët në regjione të ndryshme rreth e qark botës dhe dallimi i tyre pengon hyrejen e shumë njerëzve në numër në fenë e All-llahut!Libri ''Dhalamun minel Garbi'' nga profesori i nderuar Muhammed El-Gazzali (f.200) shënon incidentin vijues:
Ndodhi që gjatë një konference të mbajtur në Universititetin e Prinstonit në Amerik njëri nga folësit të bëja një pyetje,e cila është më e dashura te orientalistët dhe smulmuesit e Islamit:''
Cilat mësime muslimanët i favorizojnë para botës,me qëllim që ta specifikojnë Islamin në të cilin thërrasin?
A janë mësimet Islamike ashtu sic kuptohen nga sunnitet?
Apo ashtu sic kuptohen nga shiitët Imami apo Zejdi?
Për më tepër,të gjithë këta janë të kufizuar të mendimit,derisa të tjerët besojnë me kokëfortësi në ide të fiksuara.
Kjo pra,rezultoi në atë që thirrësit në islam t'i lënë ata që ftoheshin në konfuzion,ngase edhe vetë ishin tërësisht të hutuar.''

Në hyrej të''hedijje es-Sultan ila Muslimi Bilad Xhaban''nga al-lameh Muhammed Sultan El-Masumi,rahimeheull-llah,autori thotë:
''Një pyetej m'u shtrua nga muslimanët e Japponisë,nga qytetet Tokio dhe Osaka në Lindjen e largme:''
Cështë esenca e fesë Islame?
Cka është medhhebi?
A është e domosdoshme për ndokë të fisnikëruar me Dinin Islam t'i bashkëngjitet ndonjërit prej katër medhhebeve ?Përkatësisht,a duhet
të jetë hanefi ,maliki ,shafi apo hanbeli,apo kjo nuk është e domosdoshme?'
Kjo që për shkak të një dallimi të madh,një mospajtimi të ndyrë që kishte ngjarë kështu,kur një numër grupesh të intelektualëve japonezë deshën të hyjnë në Dinin Islam dhe të fisnikërohen me bujarinë e Imanit.Kur ata ai porpozuan këtë disa muslimanëve të pranishëm në Tokio,disa njerëz nga India thanë:
''Është më së miri që ata ta zgjedhin medhhebin e Ebu Hanifes,
sepse ai është Kandili i Ummetit'',
disa njerëz nga Indonezia(Java)thënë :''Jo ,ata duhet të jenë Shafi!''
Kur Japonezët dëgjuan këto deklarata,ata qenë shumë të hutuar dhe u larguan nga qëllim i tyre fillestar.Prandaj,cështja e medhhebeve u bë pengesë në rrugën e tyre për pranimin e Islamit!

Dilema e tretë:Të tjerët mendojnë se ajo në cka ne thërrasim,pra në pasimin e Sunnetit dhe në mospranimin e pikëpamejve të Imamëve që janë në kundërshtim me të ,nënkupton braktisjen e plotë të pikëpamjeve të tyre dhe të përfitimit nga mendimet dhe ixhtihadi i tyre.

Përgjigje:Kjo ide është shumë larg së vërtetës,është e rreme dhe qartazi e gjymtë,sic është evidente nga diskutimet tona parprake,
të cilat të gjitha sugjerojnë të kundërtën.Krejt ajo në cka ne thërraim është që medh'hbei të mos trajtohet si Din,duke e vendosur
në pozitën e Kur'anit dhe Sunnetit,ashtu që t'i referohet atj në rast të mospajtimeve ose kur është duke u nxjerrë ndonjë gjykim i ri për rrethana të papritur,ashtu sic veperojnë të ashtuquajturit juristë të kësja kohe kur vendosin ligje të reja për cështjet personale,për martesë,shkurorëzim etj.,në vend që t'i referohen Kur'anit dhe Sunnetit për të dalluar të drejtën nga e gabuara,të vërtetnën nga gënjeshtra e gjithë këtë në emër të ''dallimi është mëshirë'' dhe mendimit të tyre për ndjekkjen e cdo lehtësimi dhe volie! Sa bukur ishte thënia e Sulejman Et-Tajmit,rahimehull-llah: Po i pranova lehtësimet e cdo dijetari Në ty do të tubohej cdo e keqe.
Treguar nga Ibën Abdul Berr në ''Xhammi Bejaan El-llm''(2/91-92),i cili ka thënë pas kësaj:ekziston ixhmaja(njëzëshmëria e mendimit) rreth kësaj:Nuk di për këtë anjë pikëpamke të kundërt.''

Gjithë kjo ndjekje e lehtësimeve për hir të saj është refuzuar prej nesh,që është në pajtim edhe me ixhmanë ,sic e shihni.
Sa i përket në pikëpamjet e imamëve,përfitimit nga ato dhe ndihmës prej tyre në të kuptuarit e së vërtetës ,ku ata patën dallime dhe ku s'ka tekst në Kur'an dhe Sunnet,ose kur paraqitët nevoja për sqarime,ne nuk refuzojmë atë. Në të vërtetë,ne eurdhërojmë dhe e potencojmë atë,ngase do të këtë shumë dobi në këtë për këdo që pason rrugën e të udhëzuarit nga Kur'ani dhe Sunneti.Al-lameh Abdul-Berri,rahimehull-llah,thotë:2/172)

''prandaj,vëllai im,duhet t'i ruash parimet themelore dhe t'u kushtosh vëmenjde.Duhet ta dish se ai që kujdest,për mësimin përmendësh e Sunnetit dhe urdhërave të shpallur në Kur'an,i ka parasyshe pikëpamjet e juristëve në mënyrë që t'i ndihimojnë në ixhtihadin e tij,t'i bëhen celës i metodave të analizuave dhe shpjegimi i sunneteve që bartin kuptime të ndryshmë të mundshme,
nuk pason verbasi mendimin e ndonjërit prej tyre,ashtu sic duhet pasur Sunneti,pa përimtime,e as nuk shpërfill atë që dijetarët vetë kanë arritur në ruajten dhe të menduarit rreth Sunnetit,por i pason në diskutime,në të kuptuarit dhe analiza,u është mirënjohës atyre për përpjekjet e tyre,nëpërmjet të cilave ata ikanë sjellë dobi dhe ai kanë tërhequr vërejtjen për cështje të ndryshem,i falënderon ata për përfundimet e tyre të sakta,në të shumtën e rastve,por nuk i lartëson nga gamiet,ashtu sikurse ata nuk kishin lartësuar vetveten nga kjo gjë.Ky person është ndjekës cili është iditurisë.i cili i është bashkëngjitur rruges së Paraardhësve të Devotshëm,i cili është fatbardhë dhe vërtet i udhëzuar,i tilli është pasues i Sunnetit të të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,dhe i udhëzimit të sahabëve radijall-llahu anhum.

Por ai i cili përmbahet nga analizat, lë anash metodën që kemi përmendur,polemizon rreth sunneteve me mendimin e tij dëshiron t'i përshtatë vetëm aty ky lejon mendimi i tij:i thill është në lajthitje dhe është duke i shpënë të tjerët në lajthitje.
Më tutje,ai i cili shpërfill tërë atë që kemi përmenduar dhe zhytet pa kujdes në dhënien e gjykimeve pa dijeni:i tilli është edhe më i verbër dhe në një rrugë edhe më të humbur'',Kjo është e vërteta, në të nuk ka paqartësi.Andaj largou prej rrugicave.

Dilema e katërt:Ekziston një tjetër keqkuptim i rëndomtë në mesin e mukal-lidëve,që i ndalon ata në praktimin e një sunneti, për të cilin atyre u është e qartë se medh'hebi i tyre është në kundërshtim me të në atë cështje.
Ky keqkuptim është mendimi se pasimi i Sunnetit detyrimisht shkakton fajësimin e themeluesit të medh'hebit.Për ata,të gjesh gabime do të thëtë të ofendosh imamin.Nëse nuk është e lejuar për ta fyerja e cilitdo individ musliman,si mund ta ofendojnë ndonjërin prej imamëve të tyre?

Përgjigje:Ky arsetim është plotësisht i gabueshëm dhe është pjellë e moskuptimit të Sunnetit,përdnryshe si mund të arsyetoht një musliman inteligjent në këso mënyra?!

I Dërgari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,vetë ka thënë:
'Kur ai që është duke sjellë një gjykim,përpiqet dhe arrin të përfundimi i saktë,ka dy shërblime,por nëse ai gjykon duke u përpjekur dhe sjell gjykim të gabuar,ai ka një shpërblim.''Ky hadith rrëzon argumentin e lartpërmendur dhe shpjegon dukshëm dhe pa anjë paqartüeso se nëse ndokush thötë:''ky dhe ky është në gabim'' kuptimi i kësaj në sheriat është ''kye ky ka një shpërblim.''

Nëse ai është i shpërblyre në syrë e ati që ka gjetur gabimin,si mund ta akuzosh këtë të fundin për fyerjen e tij?! Nuk dyshohet se ky lloj i akuzimit është i pabazë dhe kushdo që e bën duhet ta tërheqë,përndryshe,do të jetë ai që i fyen muslimanët ,jo vetëm individët e rëndomtë në mesin e tyre ,por imamët e shquar në mesin e sahabëve,të trashëgimtarëve dhe imamëve të mëvonshëm muxhtehidë dhe të tjerët.Kjo është ngase ne dimë me siguri se këto personalitete të famshme qortonin dhe i gjenin gabimet njëri-tjetrit, a ështëe arsyeshme të thuhet:'' ata fyenin njëri -tjetrin''?
Jo! Në të vërtetë ,është transmetuar në mënyre autentike se i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llahu alejhi ve selam,ka përmirësuar
Ebu Bekirn,radijall-llah anhu,në interpretimin e tij të ëndrrës së një njeriu ,duke i thënë:''Diku pata të drejtë,diku jo.''Pra,a e ka fyer ai,sal-lall-llahu alejhi ve selam,Ebu Bekrin me këto fjalë?

Një prej efekteve më të habitshme që ky keqkuptim ka në bartësit e vet është se i pengon ata nga ndjekja e Sunnetit,kur është i ndryshëm me medh'hebin e tyre,ngaqë për ta praktikimi i tij nënkupton fyerjen e imamit,derisa ndjekja e tij ,edeh kur është në kunërshtim me Sunnetin,nënkupton të dashurit dhe të respektuarit e tij!Prandja ,ata ngulmojnë në djekjen e mendimit të tij,për t'i ikur mosrespektiti të prentenduar.

Këta njerëz kanë harruar të mos them..shtiren se harrojnë se për shkak të këtij mendim ata janë zhytur në dicka shumë më të keqe se ajo prej së cilës iknin,atyre duhet t'u thuhet:''Nëse të postosh dikë ,do të thotë të respektosh atë ,ndërsa ta kundërshtosh,do të thotë ta ofendosh atë,atëherë pse i lejoni vete ta kundërshtoni shembullin e të Dërguarit,sal-lall-llahu alejhi ve selam,dhe të mos e pasoni atë ,duke preferuar të pasoni imamin e medh'hebit në një rrugë të ndryshem me atë të Sunnetit,kur imami nuk është i pagabushem dhe ofendimi i tij nuk është kufër?! Nëse e interpeton kundërshtimin e imamit si ofendim të tij ,atëher kundërshtimi i të Dërguarit të All-llahut ,sal-lall-llahu alejhi ve selam,është dukshëm më shumë ofendim i tij.Në të vërtetë është kufer i hapët,
nga i cili kërkojmë strehim te All-llahu!Nëse kjo u thuhet atyre,
ata s'mund t'i përgjigjen kësaj,pasha All-llahun,përpos të japin një replikë ,të cilën e dëgjojmë shumë herë me radhë nga disa prej këtyre:''Kemi lënë këtë Sunnet,duke i besuar imamit të medh'hebit dhe ai është më i ditur se ne në Sunnet.

Përgjigja jonë në këtë është nga shumë kënde,do të bëhet shumë gjatë në këtë hyrje.Për këtë shkak do ta kufizoj veten shkurtimisht
në një qasje,me një përgjigje vendimtare,me lejen e Allahut.

Unë them:''Imami i medh'hebit tuaj nuk është i vetmi i cili ishte i ditur më shumë se sa ju në Sunnet.Në të vërtetë,janë duzina,bile qindra,të cilët poashtu ishin më të ditur se ju në Sunnet.
prandja,nëse ndodh që një sunnet autentik të ndryshojë nga medh'hebi juaj,por është marrë nga njëri prej këtyre imamëve të tjerë,është qartë e domosdoshme për ju që ta pranoni këtë sunnet në këtë rast.Ai që ju kundërshton,do t'ju thotë duke ju kundërshtuar:''Ne vepruam me këtë sunnet duke i besuar imamit,i cili ka vepruarme këtë Sunnet.''Në vepruam me këtë Sunnet duke i besuar imamit,i cili ka vepruar me këtë Sunnet.Në këtë pasim i imamit është më meritor se ai imam që ka kundërshtuar këtë Sunnet.''

Kjo është e qartë dhe aspak e ngatërrar për askë,me dëshiren e All-llahut.Për shkak të gjithë kësaj që permendëm,mund të them:
Meqe ky liber yni ka përmbledhur sunnetet e vërteta të transmetuara
nga i Dërguari i All-llahut,sal-lall-llah alejhi ve elam,në lidhje me përshkrimin e namazit të tij,nuk ka arsyetim për askë të mos veprojë me të,pasi nuk ka asgjë që dijetarët kanë refuazuar njëzëri,gjë që nuk do ta bëjnë kurr,Në të vërtetë,në cdo rast disa prej tyre kanë përvetësuar Sunnetin e vërtet,secli prej tyre që nuk ka veperuar kështu është i falur dhe është shpërblyr një herë,
sepse teksti nuk i që përcjellur ati fare,ose i qe percjellur atij në mënyrën që nuk e paraqiste dëshmi për të,ose për shkaqe të tjera
të njohura mirë ne mesin e dijetarëve.
Megjithatë ,ata pas tij,para të cilëve teksti është qartë i parashtruar,nuk kanë arsyetim për ndjekjen e mendimit të tij,
përkundrazi,është e obligushme të pasohet teksti i pagabushëm.
Kjo porosi ka qenë qëllimi i kësaj hyrje.All-llahu i Gjithëfuqishmëm dhe i Lartësuar thotë:''O ju që besuat!Përgjigjuni thirrje së All-llahut dhe të Dërguarit të Tij kur ju thërret në atë që ju jep jetë dhe ta dini se All-llahu ndërhyn ndërmjet njeriut dhe zemrës së tij,dhe te ai do të tuboheni të gjithë.''
All-llahu e thotë të Vërtetën,Ai tregon Rrugen,dhe Ai është Ndihmusësi dhe Mbrojtësi më i mirë .
All-llahu e bekoft Muhammedin dhe familjen e tij dhe shokët e tij.Lavdërimi i qoftë All-llahut,Zotit të botëve.
Marrur nga:
Sifetu-salatin-nebijj,minet-tekbiri-ilet-teslim ke enneke teraha
Autor: Sheikh Nasruddin Albani.


10 A ndryshon forma e namazit të burrave nga namazi i on Нед 14 Aвг 2011, 12:20 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб

A ndryshon forma e namazit të burrave nga namazi i grave?
Pyetje:
A ndryshon forma e namazit të burrave nga namazi i grave?

بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

Përgjigje:
Falenderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshim mbi të dërguarin e Tij Muhamed,mbi familjen,shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Nga hadithet e transmetuara prej Resulullahut (salallahu alejhi ue selem),asnjëherë nuk theksohet se duhet të ekzistojë ndonjë dallim në formën e namazit të burrave dhe atë të grave.
Por disa prej fukahave,si hanefit,hanbelit dhe të tjerët e kanë thënë këtë me disa dallime ndërmjet tyre.

Fukahat hanefi kanë thënë se duhet të ekzistojë dallimi ndërmjet formës së ngritjes së duarve gjatë tekbirit fillestar.
Ata kanë thënë se ajo nuk duhet t`i ngrejë duart deri te veshët sikurse burrat,por deri te supet.Pastaj vendosja e duarve duhet të bëhet mbi gjoks e jo nën kërthizë,sikurse thonë ata se burrat duhet të vendosin duart nën kërthizë.
Pastaj edhe shkuarja në ruku dhe sexhde duhet të dallojë prej formës që e bëjnë burrat,gjithashtu edhe qëndrimi i ulur në teshehud, etj.

Fukahat hanbeli dhe disa të tjerë kanë thënë të njejtën, por nuk janë pajtuar me hanefitë për ngritjen e duarve,se nuk lejohet ngritja e tyre deri te veshët,pastaj edhe në vendosjen e duarve nën kërthizë,ata kanë thënë se ajo është e njejtë te gratë ashtu edhe të burrat,kurse në rastet e tjera janë pajtuar me hanefit.

Dijetarët që kanë thënë këtë argumentuan me rregullat e përgjithshme të sheriatit,pasi të gjitha këto për gruan aludojnë se
janë më afër natyrës së gruas pasi pothuajse të gjitha pjesët e saj
konsiderohen auret dhe me këtë ajo është më larg çfardo ekspozimi të këtyre pjesëve.

Ky është qëndrimi i këtyre dijetarëve,por nëse i kthehemi çështjes nga esenca,atëherë kuptojmë se nuk ka ndonjë bazë të bëhet dallimi ndërmjet burrave dhe grave në formën e namazit,prandaj argumentimit
të tyre u përgjigjemi në këto dy pika:

1.Argumentimi i tyre nuk mund të merret si shkas përball citateve që aludojnë se falja e gruas është e njejtë sikur ajo e burrit,posaçërisht pasi për këtë ka thënë Profeti (salallahu alejhi ue selem): “Faluni ashtu si më keni parë duke u falur” (Transmeton Buhariu).
Ky citat i hadithit së pari ka ardhur në formën urdhërore,pastaj është i përgjithshëm dhe në të hyjnë edhe burrat edhe gratë dhe ne nuk kemi kurrfarë të drejtë t’i veçojmë burrat dhe t`i përjashtojmë
femrat nga ky citat.

E tërë kjo që u tha në këtë pikë ndërtohet në bazën se nëse vjen citati kuranor(ajeti),apo ndonjë hadith në të cilën përmban ndonjë dispozitë,ku përmenden meshkujt në të hyjnë edhe femrat,apo anasjelltas ku përmenden femrat në të hyjnë edhe meshkujt, përveç nëse ekziston ndonjë përjashtim i drejtpërdrejt apo tërthorazi, atëherë bëhet përjashtimi.

Për këtë të gjithë dijetarët kanë thënë se dispozita për shpifje (për zina) ndaj një mashkulli është e njejtë sikur dispozita e shpifjes ndaj ndonjë femre edhe pse ajeti që sqaron këtë dispozitë në të përmenden vetëm femrat.
Allahu i Lartësuar thotë: “Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë,t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos u pranoni dëshminë më kurrë.Të tillët janë të pabesueshëm.”(Nur,4).
Pra me këtë ajet argumentojmë se e njejta dispozitë vleë edhe për meshkuj edhe pse ata nuk janë përmendur këtu.

E njejta është edhe në hadithin e sipërpërmendur:
“Faluni ashtu si më keni parë duke u falur.”
Pra në këtë hyjnë edhe meshkujt edhe femrat,edhe pse forma e cila ka ardhur ky hadith në aspektin gjuhësor nënkuptohet se Profeti (Paqja bekimi i Allahut dhe qofshin mbi të!) iu drejtua atyre në formën urdhërore në gjininë mashkullore.

2.Falja e namazit është një përditshmëri për muslimanen,prandaj po të qëndronte dallimi ndërmjet burrit dhe gruas do të transmetohej nga Profeti(salallahu alejhi ue selem)për këtë ndonjë hadith,apo nga sahabët,por kjo nuk ka ndodhur.

Prandaj themi se gruaja në formën e namazit është e njejtë sikurse edhe burri,prandaj i preferohet atij të veprojë të gjitha ato gjëra
që i vepron edhe mashkulli.
Allahu e di më së miri.

Alaudin Abazi

11 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Нед 14 Aвг 2011, 2:47 pm

muharem fazli


Талиб
Талиб
Muslima4Islam напиша:

za Corapite posebno ne mozheme da najdeme mislam nekoja Kniga..stho sakam da recam, da ne bide Knigata, samo po hanifitski fikh


Mes'hul khufejni ue hadhi ba'du":
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim

(Hadithet për dhënien mes'h mbi meste)
Marrë nga libri me titull "Buhuthun ue Fetaua fil Mes'hi alel Khufejn",autori: Muhamed bin Salih el Uthejmin
بسم الله الرحمن الرحيم
Bismil-lahir-Rahmanir-Rahim
Na ka treguar Amr b.Aliu,këtij Abdu-l-Vehhabi,ky ka dëgjuar nga Jahja b.Se’idi, këtë e ka lajmëruar Sa’d b.Ibrahimi,ky nga Nafi’ b.Xhubejr b.Mut’imi,ky nga Urve b.Mugire b. Shu’be,i cili transmeton nga Mugire b.Shu’be,i cili ka udhëtuar së bashku me Pejgamberin s.a.v.s.Gjatë udhëtimit,Pejgamberi s.a.v.s.është kthyer në një anë ta kryej nevojën. Mugirja,më pastaj i shtiu ujë për abdest.Ai mori abdest duke larë fytyrën dhe duart.Kokës i dha mes-h (e fshiu me dorë të lagët),e ashtu u dha mes-h edhe mesteve. Sahih´ul´Buhari 1 Hadithi nm.182

Na ka treguar Esbeg b.Ferexh el-Misriu,duke transmetuar nga Ibën Vehbi,këtij Amri,këtij Ebu Nadri,ky nga Ebu Seleme b.Abdurrahmani,
ky nga Abdullah b.Omeri,ky nga Sa’d b.Ebu Vekkasi,i cili tregon Pejgamberi s.a. v.s.,i ka fshirë mestet me dorë të lagur (u ka bërë
mes-h).Abdullah b.Omeri e ka pyetur Omerin lidhur me këtë.
Ai është përgjigjur:
"Po,sepse,kur Sa’di të transmeton diçka nga Pejgamberi s.a.v.s.,
atëherë,për atë çështje mos pyet tjetër."
Edhe Musa b.Ukbe ka thënë:"Më ka njoftuar Ebu Nadri,këtë Ebu Seleme,se rastin e sipërshënuar ia ka treguar Sa’di,duke thënë se Omeri,gjithashtu,ia ka treguar Abdullahut."
Sahih´ul´Buhari 1 Hadithi nm.202

Në librin el Muhala (të Ibn Hazmit),vëll.2,fq.100,thuhet:
"Lejohet mes'hu mbi mesten e grisur edhe nëse shfaqet shumica e këmbës,për sa kohë që një pjesë e mestes qëndron në këmbë,si dhe është transmetuar nga Sufjan eth-Theuri se ka thënë:
"I jepet mes'h përderisa quhet meste".

Na ka treguar Amr b.Halid el-Haraniu,këtij ia ka transmetuar Lejthi,këtij Jahja b. Se’idi,këtij Sa’d Ibra himi,ky nga Nafi’ b.Xhubejri,ky nga Urve b.Mugire,e ky nga babai i vet,Mugire b.Shu’be r.a.,i cili transmeton se Pejgamberi s.a.v.s.,ka dalur për të kryer nevojën,kurse Mugirja e ka përcjellur duke mbajtur një enë të vogël prej lëkure me ujë. Kur Pejgamberi s.a.v.s.e kreu nevojën,Mugirja i qiti ujë dhe ai mori abdest.Mestet ndërkaq,i fshiu me dorë të lagur (iu dha mes-h).
Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.203

Në librin el Mexhmu,vëll.2,fq.486,ka transmetuar Ibnul Mundhiri lejimin e dhënies mes'h mbi meste nga nëntë sahabe dhe tha:"Kanë përmendur dijetarët e medhhebit tonë se Umeri dhe Aliu radijallahu anhuma e lejonin dhënien mes'h edhe nëse mestja është e hollë. Po ashtu kjo fjalë transmetohet nga Ebu Jusufi,Muhamed (Ibn Hasen),
Is'hak (Ibn Rahujeh) dhe Daud (edh-Dhahirij)".

Na ka treguar Ebu Nu’ajmi,këtij Shejbani,ky nga Ebu Seleme,ky nga Xha’fer b.Amr b. Umejje ed-Damriu,e këtë e ka njoftuar babai i vet se Pejgamberi s.a.v.s.i ka fshirë mestet (mbathjen) me dorë të lagur.
Hadithin e sipërshënuar e transmeton edhe Harb b.Sheddadi dhe Ebani,e ky nga Jahjai. Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.204

Në librin Xheuahirul Iklil Sher-h Mukhtesar el Khalil,vëll.1 fq.24,thuhet:
"el Xheurab është veshja të cilën e përdor personi në formë të mestes,e prodhuar nga pambuku apo leshi,e cila njihet tek banorët e Egjiptit me emrin çorape (shurab)".

Na ka treguar Abdani,këtij Abdullahu,këtij Evzaiu,ky nga Jahjai,ky nga Ebu Seleme,ky nga Xha’fer b.Amri,e ky nga babai i vet,i cili ka thënë:"
E kam parë Pejgamberin s.a.v.s. kur i jepte mes-h sarrëkut dhe mesteve të veta."Ma’meri pajtohet me Evzaiun,duke e transmetuar këtë rast nga Jahjai,ky nga Ebu Seleme,e ky nga Amri,i cili thotë: "E kam parë Pejgamberin s.a.v.s......"
Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.205

➪ Mes'hi mbi meste ka katër kushte.
Marrë nga broshura me titull"Buhuthun ue Fetaua fil Mes'hi alel Khufejn",autori: Muhamed bin Salih el Uthejmin
Kushti i parë: T’i ketë veshur duke qenë me abdes.
➥ Argumenti i këtij kushti është fjala e Pejgamberit,salallahu alejhi ue selem;
Na ka treguar Ebu Nu’ajmi,këtij Zekerijai,ky nga Amri,ky nga Urve b.Mugire,ky nga babai i vet,i cili ka treguar:"Kam qenë me Pejgamberin s.a.v.s. në një ekspeditë.Desha që t’ia heq mestet,por ai më tha:‘Lëri,sepse i kam veshur me këmbë të pastra (me abdest)!’Dhe vetëm i përshkoi me duar të lagura (u dha mes-h)." Sahih´ ul ´Buhari 1 Hadithi nm.206 Muslimi (274/79, 80),

〇〉Kushti i dytë:
Të jenë mestet apo çorapet të pastra,sepse nëse janë të pista nuk lejohet t'u jepet mes'h.
➥ Argumenti i këtij kushti është se Pejgamberi,salallahu alejhi ue selem,po falej një ditë me shokët e tij dhe kishte të veshura nallet e tij,të cilat i hoqi gjatë namazit.Pasi mbaroi namazin i lajmëroi sahabet se i erdhi Xhibrili a.s.dhe e lajmëroi që në nallet e tij kishte papastërti. (Transmeton Ebu Daudi nr.650)
Ky hadith tregon që nuk lejohet të falet namazi me diçka në të cilën ka papastërti. Nëse do i japë mes'h me dorë të lagur papastërtisë (që gjendet në meste),do i ngjitet ajo personit,
kështu që mes'hi në këtë rast nuk mund të jetë pastrues.

〇〉Kushti i tretë:
Të jetë mes'hi në papastërtinë e vogël dhe jo në xhunubllëk,apo çfarë e bën të detyrueshme guslin.➥ Argumenti i këtij kushti është hadithi i Safuan bin Asal,i cili tha:
"Pejgamberi,s.a.v.s.,na ka urdhëruar që kur të jemi në udhëtim mos t'i heqim mestet tona për shkak të urinës,jashtëqitjes,apo gjumit tri ditë e netë,përveç nëse ndodh xhunubllëk".
(Transmeton Tirmidhiu nr.96,Nesai nr.127,Ibn Maxheh nr.478).
Pra,mes'hi jepet në papastërtinë e vogël dhe nuk lejohet t'i jepet mes'h në papastërtinë e madhe,siç dëshmon hadithi i lartpërmendur.

〇〉Kushti i katërt:
Të jetë mes'hi gjatë kohës së caktuar me sheriat,kohë e cila është një ditë-natë për mukimin dhe tre ditë e netë për musafirin.
➥ Argument për këtë kusht është hadithi të cilin e transmeton Ali bin Ebi Talib,i cili tha:"Pejgamberi, s.a.v.s.,i ka caktuar mukimit një ditë-natë kurse musafirit tre ditë e netë,dmth në mes'hin mbi meste". (Transmeton Muslimi nr.276)

Ibn el-Kajjim Allahu e mëshiroftë,në Zaad el-Me´ad (1/199),ka thënë:
"Ai nuk ka nevojë të bëjë më tepër sesa është e nevojshme në bazë të gjendjes së këmbëve të tija.Nëse ka të mbathura khufufet ai duhet t´u japë mes´h atyre dhe të mos i heqë,ndërsa nëse këmbët i ka të zbathura ai duhet t´i lajë ato dhe nuk duhet t´i mbathë çorapët me qëllim që t´u japë mes'h atyre.Ky është mendimi më i saktë sa i përket çështjes se,a është më i mirë mes´hi apo larja.
Ky është mendimi i Sheikhut tonë (Sheikh el-Islam Ibn Tejjmijeh)."
Nuk lejohet t'i japë mes'h nëse pastërtia është pastërti tejemumi,sepse Pejgamberi, s.a.v.s.,tha:"Unë i kam veshur duke i pasur këmbët e pastra (duke qenë me abdes)",dhe pastërtia e tejemumit nuk ka të bëjë me këmbët por vetëm me fytyrën dhe duart.
Nëse një person nuk ka ujë ose është i sëmurë që nuk përdor dot ujin për abdes,i lejohet t'i veshë mestet edhe po nuk qe i pastër,
dhe i mban të veshura pa kohë të përcaktuar derisa të gjejë ujë apo derisa të shërohet nga sëmundja e tij,sepse këmba nuk ka lidhje me pastërtinë e tejemumit.

Pyetja: Shohim disa persona që i japin mes'h pjesës së poshtme së mes'hit dhe pjesës së sipërme,çfarë gjykimi ka ky mes'h që ata bëjnë dhe çfarë gjykimi ka
namazi i tyre?
Përgjigje: Namazi i tyre është i saktë dhe abdesi i tyre është i saktë,por duhet t'u tërhiqet vërejtja se mes'hi i pjesës së poshtme nuk është nga sunneti. Transmetohet në librat e Sunetit se Ali bin Ebi Talib ka thënë:"Sikur të ishte feja me llogjikë,do ishte pjesa e poshtme e mestes më parësore për t'i dhënë mes'h sesa pjesa e sipërme.E kam parë Pejgamberin,salallahu alejhi ue selem,duke i dhënë mes'h pjesës së sipërme të mesteve të tij". Ky hadith tregon se është e ligjëruar t'i jepet mes'h vetëm pjesës së sipërme.(Ebu Daud nr.162 dhe 164)

Pyetja: A është detyrë nijeti,dmth:nëse do të veshë meste apo çorape,a duhet të bëjë nijet që do u japë mes'h? A duhet ta bëjë nijet që do u japë mes'h si mukim apo si udhëtar,apo nijeti nuk është detyrë?
Përgjigje: Nijeti nuk është detyrë në këtë çështje,sepse gjykimi është i lidhur me ekzistencën e mes'hit pa pasur nevojë për nijet.
Kjo është njësoj si veshja e rrobës për të cilën nuk është kusht ta bësh nijet për të mbuluar auretin në namaz,pra nuk është kusht që kur t'i veshë mestet ta bëjë nijet për t'iu dhënë mes'h.
Po ashtu nuk është kusht nijeti i përcaktimit të kohës gjatë së cilës do i japë mes'h.Nëse është musafir ka të drejtën e mes'h tre ditë e netë,e bëri apo nuk e bëri nijet,ndërsa nëse është mukim ka të drejtën e mes'hit një ditë-natë,e bëri apo nuk e bëri nijet.

Pyetja: Sa është largësia e udhëtimit apo cili është udhëtimi në të cilin lejohet mes'hi tre ditë e netë?
Përgjigje: Ai udhëtim në të cilin lejohet ta shkurtosh namazin është i njëjti udhëtim në të cilin lejohet mes'hi tre ditë e netë,sepse në hadithin e Safuan bin Asal,që e përmendëm më parë,thuhet:"Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem,na ka urdhëruar që kur të jemi në udhëtim...",pra përsa kohë që njeriu konsiderohet
udhëtar dhe shkurton namazin,i lejohet t'i japë mes'h tre ditë e netë.

Pyetja: Nëse një person nuk e mban mend mirë kur ka filluar koha e mes'hit,çfarë të bëjë? Përgjigje: Në këtë rast do ecë me atë çfarë është i sigurt në të.Psh:nuk është i sigurt a i ka dhënë mes'h për herë të parë në namaz të drekës apo të ikindisë.Në këtë rast e konsideron fillimin e mes'hit nga namazi i ikindisë,sepse origjina është që nuk i ka dhënë mes'h.
➥ Argumenti i kësaj origjine që përmendëm është rregulli: çdo gjë ngelet në atë gjykim që kishte më parë derisa të vërtetohet diçka tjetër.Origjina është mosekzistenca,sepse kur një person u ankua tek Pejgamberi,s.a.v.s., se atij i dukej sikur nxirrte gazra në namaz,ai,salallahu alejhi ue selem,tha:
"Mos ta ndërpresë namazin derisa të dëgjojë zhurmë apo të ndjejë erë". (Transmeton Buhari nr.137 dhe Muslimi nr.361)

Pyetje: Nëse personi i heq çorapet duke qenë me abdes e pastaj i vesh përsëri pa u prishur abdesi,a i lejohet t'i japë mes'h?
Përgjigje: Nëse i heq çorapet e pastaj i vesh përsëri duke qenë me abdesin e tij të parë (abdes në të cilin i ka larë këmbët) nuk ka problem që t'i veshë mestet dhe t'i japë mes'h.Ndërsa nëse u ka dhënë mes'h çorapeve dhe i heq,nuk lejohet që t'i veshë dhe t'u japë mes'h,sepse veshja e mesteve duhet të bëhet duke qenë i pastër
me pastërti ujore (pra me abdes në të cilin i ka larë këmbët).

Pyetje: Pra nuk mund të themi që heqja e mesteve e prish mes'hin?
Përgjigje: Nëse e heq mesten nuk i prishet abdesi por i prishet mes'hi, kështu që nëse i vesh mestet përsëri dhe i prishet abdesi,
duhet patjetër t'i heqë mestet dhe të marrë abdes duke larë këmbët.
Praështë e rëndësishme të dihet se duhet të vishen mestet me abdes, në të cilin i ka larë këmbët.Kjo është që dimë nga dijetarët.

Pyetja 13: Shpeshherë njerëzit pyesin:
Cila është mënyra e saktë e dhënies mes'h dhe vendi të cilit i jepet mes'h?
Përgjigje: Mënyra e dhënies mes'h është të kalojë dorën e tij të lagur që nga majat e gishtërinjve të këmbës e deri aty ku fillon kërciri.Vetëm kaq.Pra vendi të cilit i jepet mes'h është pjesa e sipërme e mestes,duke e kaluar dorën nga majat e gishtërinjve të këmbës deri aty ku fillon kërciri.Mes'hi bëhet me të dyja duart mbi të dyja këmbët,pra me dorën e djathtë i jep mes'h këmbës së djathtë dhe me dorën e majtë i jep mes'h këmbës së majtë.I jep mes'h me të dyja duart njëkohësisht,ashtu siç bën me veshët.Kjo është që kuptohet nga Suneti në pamje të jashtme,siç tha Mugirah bin Shubeh:"Dhe u dha mes'h të dyjave.Pra nuk tha:
Filloi me të djathtën,por tha:U dha mes'h të dyjave.Kjo është që kuptohet nga hadithi. Po,nëse dikujt nuk i funksionon njëra dorë,i jep mes'h me dorën tjetër të dy këmbëve,duke filluar me të djathtën
dhe pastaj të majtën.
Shumë njerëz i japin mes'h të djathtës duke përdorur të dyja duart dhe po ashtu të majtës me të dyja duart.Me aq sa di unë,kjo është diçka pabazë sepse dijetarët thonë:I jep mes'h me dorën e djathtë këm- bës së djathtë dhe me dorën e majtë këmbës së majtë.

Pyetja:A janë të vlefshme dispozitat e mes'hit për gratë ashtu siç janë për burrat?
A ka dallim mes në këtë gjë?
Përgjigje: Nuk ka asnjëlloj dallimi mes burrave dhe grave në këtë gjë.
Duhet ta keni gjithmonë parasysh një rregull (parim bazë) i cili thotë:
Origjina është që çdo gjykim që vërtetohet për burrat është i njëjtë edhe për gratë.
Po ashtu dhe e kundërta,përveçse në ato gjëra ku ka argument që e dallon njërën palë nga tjetra me gjykim të veçantë.

Pyetja: Çfarë gjykimi ka nëse heq çorapen apo një pjesë të tij për të kruar këmbën apo për të hequr diçka si psh gur,etj?
Përgjigje: Nëse e fut dorën nën çorape nuk ka problem,ndërsa nëse e heq duhet të shohim: nëse e heq një pjesë të vogël nuk prish punë,ama nëse heq një pjesë të madhe të mes'hit,në mënyrë të atillë që e shfaq shumicën e këmbës,kjo e prish mes'hin.

➪ Mes'hi mbi imameh (sarëkun - çallmën)
Pyetja: A lejohet mes'hi mbi amaim (shumësi i fjalës imameh/çallmë)?
Çfarë kushtesh ka për këtë?
Cila është forma e imames?
Përgjigje: Dhënia mes'h mbi imameh është ndër gjërat të cilat janë transmetuar në sunetin e Pejgamberit,salallahu alejhi ue selem.Pra lejohet t'i jepet mes'h.I jepet mes'h të gjithës ose pjesës më të madhe të saj.Gjithashtu nga suneti është që së bashku me imamen t'i japë mes'h asaj pjese të kokës që ka ngelur pa mbuluar,si psh balluket ose pjesa anësore e kokës dhe veshët. (Siç transmetohet në Buhari nr. 205 dhe Muslim nr.274).

Pyetja: A ka të njëjtin gjykim shimagu (shamia e kokës që përdorin Arabët)
dhe khimari (mbulesa e kokës së gruas)?
Përgjigje: Përsa i përket shimagut dhe takijes,këto nuk marrin gjykimin e imames në mënyrë absolute.
Ndërsa kapuçi që vishet dimrit,i cili e mbulon të gjithë kokën së bashku me veshët dhe që mund ta ketë pjesën e poshtme që mbështillet rreth qafës,ky është njësoj si imameh sepse ka vështirësi në heqjen e tij, prandaj i lejohet t'i japë mes'h.
Përsa i përket grave,sipas medhhebit të imam Ahmedit (në fjalën më të njohur nga ai),lejohet t'i japin mes'h mbi khimar nëse është i mbështjellur nën fyt,sepse kjo është transmetuar nga disa gra të sahabëve,Allahu qoftë i kënaqur me to.

➪ Ligjshmëria e mes'hit në Sunnet
Është transmetuar sunneti në këtë çështje muteuatiran (sh.p:në rrugë të shumta transmetimi,të pakundërshtueshme) nga Pejgamberi,
salallahu alejhi ue selem.
Imam Ahmedi thotë:
"Nuk ka në zemrën time asnjëlloj dyshimi apo sikleti në lidhje me mes'hin. Janë transmetuar 40 transmetime nga i Dërguari i Allahut dhe sahabet e tij".
"Ue mes'hul khufejni ue hadhi ba'du": Si dhe hadithet për dhënien mes'h mbi meste.
Këto që përmendëm janë vetëm disa shembuj nga çështjet në të cilat hadithet janë muteuatirah.)
Ky pra ishte argumenti i ligjshmërisë së mes'hit nga Kurani dhe Suneti.
Shejh Ibn Uthejmin.


12 Re: Kniga za Namaz na albanski Jazik? on Пон 15 Aвг 2011, 7:44 pm

Muslima4Islam

avatar
Модераторка
Модераторка
Brat,



za stho se raboti vo Textov? za Namaz ili za Corapite?


______________________________________________
Najgolema Sekiracija vo Denot treba da ni bide Ibadetot!!!

Sponsored content


Преглед на претходна тема Преглед на наредна тема Вратете се на почетокот  Порака [Страна 1 of 1]

Permissions in this forum:
Не можете да одговарате на темите во форумот